
Sistem i automatizuar per pikat e karburanteve
Eshte nje sistem me nivel te larte teknologjik nepermjet te cilit mundesohet menaxhim i avancuar
dhe i kontrolluar i pikave te karburanteve.
Ky sistem ofron lloje te ndryshme abonimesh per klientet e shoqerive te karburantit duke i ofruar
gjithashtu atyre nje menaxhimin me te lehte te litrave sipas nevojave perkatese si edhe kontrollin
e furnizimeve te automjeteve nepermjet marrjes se nje emaili ne kohe reale i cili permban
informacionin e kohes dhe sasine e furnizimit shoqeruar kjo me foton perkatese te automjetit ne
piken e karburantit. Kjo procedure kryhet nepermjet kartave te klientit te cilat jane te ndryshme
ne varesi te abonimit.
Per shoqerite e karburantit ky sistem nder te tjera ofron sherbimet si me poshte:
1. Te gjitha transaksionet e ndodhura ne pikat e karburantit trasmetohen ne kohe reale ne
serverin e zyres qendrore te shoqerise se karburantit.
2. Sistemi lejon ndryshimin e cmimit te karburantit nga zyra qendrore ne te gjitha tabelat elektronike qe disponon shoqeria
3. Menaxhimin e punonjesve dhe kontrollin e shitjeve ne kohe reale.
4. Menaxhimin e litrave ne depozitat e pikave perkatese.
5. Menaxhimin e gjendjes se karburantit ne kamionet e transportit.
6. Menaxhimi i gjendjes se karburantit ne terminal.